Gjigandi “General Motors” deklaron se ka nisur prodhimin masiv të makinës së parë autonome pa timon dhe pa pedale e cila shumë vite më parë mund të konsiderohej si diçka e pamundur.
Kompania e njohur tashmë po kërkon leje nga qeveria amerikane për t’i nxjerrë në rrugë këto automjete.
Sipas parashikimeve të inxhinierëve, vitin e ardhshëm këto mjete do të jepen për qytetarët dhe nuk do të kenë nevojë për të pasur një shofer dhe do të përdoren si taksi-robot në disa shtete amerikane.