Mbesa e Presidentit pushton Italinë me fotot e nxehta në kalendarin e 2018-ës

0
393

Beniada Nishani (Jakiç), e njohur si mbesa modele e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, ka pushuar Italinë këtë fillim të vitit të ri. Fotot e nxehta të shqiptares janë fletët e Kalendarit 2018, që ndodhet tashmë në shitje në të gjithë Italinë. Vetë Beniada e ka prezantuar për ndjekësit e saj të shumtë projektin e ri si modele.

Modelja, e lindur në Durrës, por e rritur në Itali, ka lançuar kalendarin ku ajo pozon për 12 muajt e vitit. ”Viti i Ri, kalendari i ri. Për këdo që e do këtë kalendar, të mos hezitojë, por të kontaktojë me mua”, shkruan Beniada poshtë fotos ku pozon me kalendarin në dorë, në fletët e të cilit ajo ka pozuar në qendër të Bolonjës.

Për këtë kalendar, i cili mund të mbahet në shtëpi, apo çdo ambient tjetër, ajo ka punuar me Stefania Minzoni, Fabio Caserta e Yenny Rosales. Ky projekt i fundit si modele vjen pas bashkëpunimit më revistën e famshme “Playboy”.

25-vjeçarja nga Durrësi, e cila po bën famë si modele në Itali, që në fillimet e saj, tërhoqi vëmendjen e fotografëve të famshëm, ndërkohë që po synon të hyjë në botën e kinemasë si aktore. Vitin e kaluar ajo bëri bujë në pozat me mikeshën e saj Ines Trocchia, ku pozuan bashkë toples në qiell të hapur, në qytetin e Milanos.

Beniada është imazhi i ri në showbiz-in italian, pasi po tërheq vëmendjen jo vetëm si modele, por edhe si showgirl. Fillimisht, ajo bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa tepër e bukur e Presidentit Bujar Nishani.

Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim, me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinemanë europiane.

BENIADA: JAM E LIRË DHE PA TURP, SI CARRIE E “SEX AND THE CITY”

Në intervista të ndryshme për “Panorama”, Beniada Jakiç ka folur për veten dhe hobet që ka. Po cila është pika më e fortë e fizikut të saj? “Ato që bien në sy tek unë janë këmbët, që mendoj se i kam trashëguar nga babai”.

Si aktore e ardhshme, cili është filmi i saj i preferuar? “Sex and the city” është një nga filmat që unë dua më shumë, sepse në jetën time kam tri mikesha, vajza fantastike, e secila prej tyre përfaqëson përkryer protagonistet. Ky film është shumë më i vërtetë se ajo që ju besoni! Këto femra janë gjeneratat e reja, gra të lira dhe të emancipuara, që flasin për çdo gjë pa turp.

Natyraliteti është çelësi për çdo gjë në jetë. Më e afërt me karakterin tim është padyshim Carrie, por unë jetoj me një dozë më të lartë të çmendurisë se ajo. Aktori më i bukur në botë për sytë e tu? “Aktori më i bukur, Brad Pitt do të mbetet gjithmonë për mua. Më tërheqin djemtë flokëverdhë e me sy në ngjyrë të hapur. Por, kurrë, mos thuaj kurrë!”.

Sa për burrin, ajo u shpreh: “Me siguri, ai duhet të jetë i arsimuar dhe shumë i këndshëm, pra, të dijë të më bëjë të qesh”. E çfarë nuk do të falje në një lidhje dashurie? “Raporti nuk e pranon mungesën e sinqeritetit dhe tradhtisë.

Këto gjëra nuk mund t’i konceptoj. Unë do të doja që të kem një familje me vlerat e së kaluarës. Edhe pse sot shumë të rinj ndalojnë tek pamja, gjë që i pengon të shkojnë përtej asaj që ata e shohin. Kështu që, të qenurit një grua e bukur, shpesh, është një handikap në vetvete”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here