Rama kërcënon sërisht: Të pastrohet administrata nga parazitët…

0
261

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndaluar ditën e sotme në Rrëshen për të zhvilluar një takim me banorët e zonës dhe për të folur për problematikat dhe për të prezantuar Platformën e Bashkëqeverisjes me Qytetarët.

Takimi me banorët është trasmentuar live në rrjetin social Facebook. Gjatë takimit Rama u bën apel atyre të regjistrohen në platformën www.shqiperiaqeduam.al.

Fjala e Ramës:

“Platforma “Shqipëria që duam” është instrument i bashkëqeverisjes sonë me njerëzit. Mënyrë e mirë për këdo për të trajtuar me qeverinë drejtpërdrejt një problem konkret që mund të ndodhë në një zyrë, apo për të trajtuar ide e nisma që janë në interes për komunitetin. Platforma hasi nënqeshjen kombëtare si pasojë e një periudhe të gjatë premtimesh e zhgënjimesh, dhe që nuk besuan tek kjo platformë, faktet tregojnë të kundërtën.

Ne kemi marrë 1640 shqetësime nga njerëz në gjithë Shqipërinë, dhe 1400 prej tyre janë të zgjidhura, probleme të të gjitha natyrave. Ato që nuk kryejnë siç duhet detyrën, shkarkohen. E kam përsëritur gjithmonë, që nëse duam ta pastrojmë administratën nga parazitët, këtë mund ta bëjmë vetëm sëbashku. Na duhet paralelisht që ne të dimë kush e pengon sot qytetarin në zyra, dhe këtë nuk e marrim vesh nga kontrollet e inspektimet, por vetëm nëse qytetari denoncon rastin me një mesazh përmes platformës. Nuk kemi asnjë rast sot që nuk trajtohet në kohë. Të gjithë ato që trajtohen në platformë, u jepet përgjigjet direkt. Se ankesat nuk shkojnë në institucione të ndërmjetme, por direkt te ministria e drejtësisë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here