Djali i manjatit George Sorros, Alex Soros duket se e ka shtirë miqësinë e të atit në të gjithë rajonin tonë e më tej në Evropë( flasim për lidhjet e Soros me strukturat në BE, PE e shumë struktura të tjera).
Djali i Soros duket se paska një marrdhënie të mirë edhe me udhëheqësit e Kosovës ku më parë ka takuar Presidentin Hashim Thaçi dhe tani ka takuar kryeministrin Haradinaj.
Alex Soros ka publikuar një foto në instagram me kryeministrin Haradinaj, ku ka shkruar: “Një tjetër mikpritje e ngrohtë nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj”.
Kujtojmë se ai më parë ai ka takuar Presidentin Thaçi duke thënë se bisedimet ishin për njohjet e reja të Kosovës.
Se ç’pune ka Soros me njohjet e Kosovës dhe si mund të ndihmojë ai në këtë pikë mund të na e shpjegojë Thaçi dhe Haradinaj dhe sigurisht… kryeministri ynë meqenëse është mik i përbashkët.