Jean-Claude Junker, presidenti i Komisionit Europian ka deklaruar ditën e premte se Ballkani Perëndimor nuk èsahtë ende gati për t’ju bashkuar Bashkimit Europian.
Kjo deklaratë është bërë në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov me rastin e marrjes së presidencës 6-mujore të Këshillit Europian të BE nga ana e Bullgarisë.
Sipas deklaratës së Junker-it, pranimi i anëtarëve të rinj nuk është i mundur deri në vitin 2020, deri në mbarimin e mandatit të tij, sepse përgatitjet për anëtarësim nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk kanë avancuar mjaftueshmërisht.
Por ai ka shtura se BE duhet të tregojë se Ballkani Perëndimor ka një perspektivë europiane dhe kjo duhet rikonfirmuar.
Kurse Kryeministri bullgar Borisiv ka thënë se “fokusi kryesor për rajonin mbeten ndërtimi i infrastrukturës si për shembull hekurudhat, autostradat, portet dhe sistemet e trajtimit të ujit”.
Me tej ai ka shtuar se “gjykoj që këto objektiva nuk përbëjnë rrezik për BE sepse ndihmojnë që këtë vende të bëhen më konkurruese, mundësojnë rritjen e investimeve, sidomos në turizëm por edhe çojnë në një konvergim më të mirë të kulturave dhe mirëkuptimit mes popujve”.