Shefi i Policisë Shkodër: Bën thirrje për ndihmë

0
344

Shefi i Policisë Kriminale në Shkodër, Saimir Rrustemi duket se është prekur nga pamjet e terrorit që shkaktoi atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës, një emër i njohur për policinë. Duke parë se krimi ka arritur jo vetëm në polici dhe prokurori, por edhe në në biznes, tek të rinjtë, shkollat etj, polici ka shkruar një status në Facebook, që duket si thirrje për ndihmë.

“Une do ul koken dhe do ju lutem duke u kerkuar ndihme. Do ul koken e t’ju lutem kolegeve te mi: vendosni ne cilen ane te barrikades do qendroni. Do ul koken para prokuroreve e gjyqtareve: Boll me! Vendi ka nevoje per pjesen tuaj te drejte e te ndershme!” shkruan polici që më tej iu drejtohet edhe pjesëve të tjera të shoqërisë.

“Do ul koken e do ju lutem tatimeve, doganave: A nuk ju mjafton? Eshte edhe momenti i juaj! Do ul koken e do ju lutem bizneseve: Mos shikoni daljen nga situatat tuaja financiare duke u mbeshtetur tek parate e krimit! Ato mund t’ju favorizojne nje moment, por ai moment do jete fundi i biznesit tuaj.

Dua te ul koken e t’u lutem mesuesve tane: Ngrihuni ne nivelin qe kerkon puna juaj, edukojini te rinjte tane qe te jene te denje per te qene pjese e paster e vendit te tyre!

Do ul koken e do ju lutem institucioneve fetare: Zoti ju ka ngarkuar me nje detyre te rendesishme, te edukoni shoqerine e t’u tregoni se cila eshte rruga e drejte dhe mos harroni se do jepni llogari para tij!

Do ul koken e do ju lutem te rinjve: Qendroni larg veseve, perbuzeni ate ndjenjen e krenarise per te qene pjese e grupeve kriminale te qytetit! Ne pamje te pare mund t’ua marre mendjen me pasurimin e shpejte me makinat e bukura apo krenarine per t’u dukur i forte, por ju garantoj qe kjo zgjedhje do ju shkurtoje jeten.

Mbase jam patetik, mbase jam i dale mode, sic me thone jam kunder rryme, por dua tua perseris: Vendi yne nuk eshte ky! Vendi yne s’mund te jete ky! Vendi yne nuk duhet te jete kurre ky! Zoti na ndihmofte” shkruan Rrustemi.

Forca policie te FNSH dhe forcat RENEA, te cilet kane rrethuar fshatin Lazarat, ne Gjirokaster, per te kapur grupin e zjarrit qe qelloi mbi forcat e policise, ku si pasoje mbeti i vrare nje oficer i RENEA dhe u plagosen dy te tjere./r/n/r/nAlbanian police officers carry out checks on cars in the village of Lazarat, south of the Albanian capital Tirana on June 24, 2015. One officer was killed and two other severely wounded by armed men who tried to prevent police control in a village known for its mass cannabis production, police said.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here