Shehu- Ramës: Tragjedia e arsimtares nga Rrësheni është e lidhur me varfërinë absolute të shëndetsisë

0
146

Deputeti i Partisë Demokratike z.Tritan Shehu ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama. Shehu me anë të një statusi në rrjetin social facebook ka shprehur se si është katandisur shëndetsia në Shqipëri.

Shehu gjithashtu shton se sistemi ynë shëndetsor është në nivelet e varfërisë Afrikane dhe se qeveria ka dështuar në rregullimin e këtij sistemi.

Ja statusi i plotë:

Nje arsimtare me nje patologji tumorale i ankohet Kryeministrit per mungesen e Herceptines. Asgje e re dhe e cuditeshme ketu per sistemin tone shendetesor ne nivelet e varferise Afrikane e me spekullimeve shkaterruese.

Nuk mungon vetem Herceptina, por ka nje krize per te gjithe kemiopreparatet e shtrenjta. Mungon edhe Radioterapia korrekte dhe e pershtatshme per shumicen e pacienteve.

Buxheti i yne nuk mbulon as nevojat e 45% te pacienteve per Kemioterapi, pa folur per ate te personalizuar, qe jemi shume larg. Sa perqind e pacienteve, qe duhet te trajtohen me Radioterapi, flas per Akselerator Linear se ky perdoret sot, u sigurohet kjo nga publiku?

Shume pak! Dhe dicka, kujdes nga importet paralele te Kemiopreparateve e medikamenteve te kushtueshme, fatkeqesisht nje praktike e ndeshur kjo gjate qeverisjes suaj Z.Rama!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here