Babai i Florenc Beqiraj, tregon që pas heqjes së aparaturave, djalit i ka punuar zemra

0
182

Babai i 23-vjeçarit Florenc Beqiraj, që humbi jetën në Francë disa javë më parë, ka rrëfyer momentin e heqjes së aparaturave të djalit të tij, si dhe presionin e mjekëve në Francë se nëse ai do kundërshtonte do thërrisnin policinë. Ai u shpreh se pas heqjes së aparaturave, djalit i ka punuar zemra për 4 minuta.

”Djali ka qëndruar rreth 2-3 javë në komisariatin e Policisë. Ai ishte rajon policie i sigurisë së lartë. Djali kishte shenja teli në fyt dhe djalin tim e nisur për në morg, por një mjek ka thënë se ai është për në spital, pasi i punon pulsi. Kur shkova në spital më thanë se do i heqin aparaturat, pasi truri i ka vdekur. Ata më thanë se nëse ti kundërshton ne do thërrasim policinë. Djali nuk ka pasur asnjë arsye për të varur veten, siç pretendohet dhe nuk e di çfarë i kanë bërë. Me policinë franceze unë nuk kam pasur kontakt pothuajse fare. Mua më thanë hajde shikoje se do i heqim aparaturat. U thashë po si mund të vras djalin me duart e mija. Pas heqjes së aparaturave, djalit i ka punuar zemra për 4 minuta”, rrëfeu i përlotur Gëzim Beqiraj, në emisionin “Zemër e Hapur”.

Në reagimin e Ministrisë së Brendshme të Francës, e cila njoftoi Ambasadën e Shqipërisë në Paris thuhet se: ”Më 14 dhjetor 2017, rreth orës 17.30, shtetasi Florenc Beqiraj u gjet i pandërgjegjshëm në dhomën e tij në Qendrën e Ndalimit Administrative në Marsejë, pasi ishte shoqëruar më parë atje pas vendimit administrativ të Prefekturës për largim nga territori francez”.

Shkaqet e vdekjes së shqiptarit pritet të zbardhen me kryerjen e autopsisë, ndërsa vdekja e tij në rrethana misterioze ka indinjuar qytetarët në Shqipëri të cilët kanë zhvilluar edhe një valë protestash.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here