Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet e para nga prerja e pemëve, në zonën ku deri pak ditë më parë, ishte një nga këndet e lodrave për fëmijë më të famshëm në Tiranë, “7 Xhuxhat”.
Qytetari që ka publikuar fotot shkruan: “Një zhurmë motosharre dëgjohet pranë qendrës së Tiranës, teksa pemët bien një e nga një, fëmijët shohin të trishtuar lodrat që largohen të ngarkuara mbi kamionë, xhandarët e bashkisë së Tiranës sigurohen për mbarëvajtjen e këtij ekzekutimi të një hapësire të gjelbër dhe argëtuese. Parku i lodrave “7 xhuxhat” vdiq! Të na rrojë kulla shumëkatëshe prej betoni!!!”.