Tension në kuvend: Ruçi nuk lejon Bashën të flas

0
207

Seanca në Kuvend është ndërprerë pas tensioneve që ka shkaktuar moslejimi i fjalës së Edmond Spahos në Kuvend.

Përfaqësuesi i demokratëve kërkoi të lexonte kërkesën e opozitës për ndryshimet kushtetuese, por nuk është lejuar nga kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi.

Në këtë moment i pari që është ngritur ka qenë kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ai ka kërkuar dhënien e fjalës dhe ka zënë foltoren e Kuvendit.

Nga foltorja Ruçi kërkoi që Basha të ulej. “Ulu, mos bej bodigardin, bëj liderin”, tha Ruçi për Bashën.

Më pas kreu i Kuvendit kërkoi pesë minuta pushim për normalizmin e situatës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here