E lindur në New York por e transferuar në Medellin që në moshën 5-vjeçare, Daniela Tamayo është një nga femrat më seksi të Kolumbisë.
Modelja e veshjeve të brendshme dhe rrobave të banjos është një tifoze e zjarrtë e Kolumbisë.
Në Botërorin rus, “Los Cafeteros” do të kenë edhe mbështetjen e Danielës që me bukurinë dhe format e saj mund të shërbejë si frymëzim për Radamel Falcaon e James Rodriguez me shokë të cilët do të kërkojnë të bëjnë një tjetër paraqitje të mirë në Kupën e Botës pas asaj në Brazil 2014.
Daniela pritet të ndjekë edhe disa ndeshje të Kolumbisë në stadiumet e Rusisë, teksa me praninë e saj me siguri do të “çmendë” tifozët e pranishëm në impiant dhe do ta bëjë më të bukur Botërorin.