Manjani ”përgëzon” Ramën për reformën: Pushka tu bëhet, por kujdes…

0
216

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ”përgëzuar qeverinë”, që sipas tij çoi në fund planin për zabotimin e reformës në drejtësi. Sipas tij, qeveria Rama me presionet ndaj parlamentit, përçarjen e opozitës, me luajalitetin e ndëkombëtarëve, mori në kontroll drejtësinë.

“Prokurori i Përgjithshëm, tashmë në xhepin e Rilindjes. KLP dhe KLGJ, gati për tu futur në të njëjtin xhep. Pritet vendimi formal i Kuvendit Rilindas. Nëpërmjet KLGJ dhe KLP si dhe me “ndihmën e pa kursyer” të Ministrisë së Brendëshme, Rilindja zabton SPAK dhe BKH. Me këto organe duhet të ndëshkohet korrupsioni, besoj i opozitës, se Rilindja është qelibar! E ha e vetme gjithë tepsinë”,-shkruan Manjani.

Në një postim në facebook, Manjani shtron pyetjen se çfarë do të ndodhë kur Rilindja të mos jetë më në pushtet? Përgjigjen e tij e ka dhënë kështu: ”Do doja shumë që të mos kishim më një drejtësi politike, por Rilindja nuk po na lë as ta mendojmë si koncept! Në këto kushte: pushka tu bëhet! Veç kujdes: hiqjani thepin”,-shton ish-ministri i Drejtësisë.

Postimi i plotë

Rilindja, mbështetur edhe nga shoqe dhe shokë internacionalistë, ka zabtuar tashmë sistemin e ri të drejtësisë!

Çdo gjë sipas planit që thurën në fillim! Për këtë aftësi për ta çuar një plan deri në fund, i duhet thënë “Bravo”! Përdorën çdo gjë, shantazhin parlamentar, përçarjen e opozitës, luajalitetin e LSI-në e madje edhe Washintonin e Brukselin. Këto të fundit na krijuan përshtypjen se i kishin zgjidhur të gjitha çështjet bërthamore të globit dhe ju kishte mbetur vetëm legjitimimi i Rilindjes këtu!

E theksoj: u krijua përshtypja!

Fundi i këtij projekti dihej: Rilindja të marrë nën kontroll drejtësinë!

Sot mund vetëm ta dëshmojmë me prova që dalin çdo ditë.

Prokurori i Përgjithshëm- tashmë në xhepin e Rilindjes.

KLP dhe KLGJ, gati për tu futur në të njëjtin xhep. Pritet vendimi formal i Kuvendit Rilindas.

Nëpërmjet KLGJ dhe KLP si dhe me “ndihmën e pa kursyer” të Ministrisë së Brendëshme, Rilindja zabton SPAK dhe BKH. Me këto organe duhet të ndëshkohet korrupsioni, besoj i opozitës, se Rilindja është qelibar! E ha e vetme gjithë tepsinë!

Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, pas paralizës që po kalon do jetë e gjitha Rilindase!

Pra do kemi per pak kohë një drejtësi edhe formalisht full option Rilindase! Formalisht sepse praktikisht është që sot ashtu!

Pyes veten, po kur të mos jetë më Rilindja në pushtet?!

Do doja shumë që të mos kishim më një drejtësi politike, por Rilindja nuk po na lë as ta mendojmë si koncept!

Në këto kushte: pushka tu bëhet!

Veç kujdes: hiqjani thepin…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here