Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar ndaj deklaratave të një dite më parë të Kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk ka nevojë fare për opozitën.
“Neobllokmeni Edi Rama ka shijen e etërve të tij mizor. Ai pëlqen monizmin, sistemin e etërve të tij pa opozitë. Me 27 janar ftoj qytetaret ti tregojnë këtij bastardi të bllokmenëve xhelat se cila është opozita dhe forca e saj!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale