PD kërkon shkarkimin e Xhafës dhe Ramës: Koka që mbrojnë krimin e organizuar

4
274

Partia Demokratike ka kërkuar sot dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë për mediat në selinë e PD-së, sekretari i përgjithshëm Arben Ristani tha se në polici nuk po bëhet vetting por zëvendësimi i një kupole me një kupolë tjetër mafioze.

“Në polici s’po ndodh vetting po zëvendësimi i një kupole me një tjetër. Urdhri për pezullimin e policit të përfshirë në trafik është propagandë sepse ai është i arratisur. PD shpreh bindjen se pa largimin e Xhafës dhe Ramës si koka që mbrojnë krimin e organizuar në Shqipëri jo vetëm që nuk do ketë vetting në polici por as rend e siguri për shqiptarët”, deklaroi Ristani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here