Berisha takon komunitetin arbëresh në Itali

0
186

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka takuar këtë të mërkurë një grup të komunitetit arbëresh në Chieti. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri bën me dije edhe detaje rreth takimit.

“Sot ne diten kur shenohet 550 vjetori vdekjes se Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, i cili me qendresen e tij legjendare, ka shenuar periudhen me te ndritur te historise tone, per te cilen te gjithe shqiptaret kudo ndodhen, ndjehen krenar, dhe pjese e kesaj krenarie kombetare eshte padyshim edhe komuniteti arberesh ne Itali.

Dhe sot pata kenaqesine te prisja ne nje takim nje grup arbereshesh te komunes se Chieuti, te kryesuar nga kryetari i Komunes se Chieutit zoti Diego Iacono, zonjen Maria Chiara Castriota, perfaqesuese e familjes se Kastrioteve si dhe nje numer profesoresh dhe personalitetesh arberesh te kesaj komune qe ndodhet ne provincen e Puglias, te cilet vizitojne Shqiperine pikerisht ne kuader te 550 vjetorit te vdekjes se heroit tone kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu.

Duke i shprehur atyre nje mireseardhje te perzemert, shpreha gjithashtu mirenjohjen dhe vleresimin per perpjekjet qe ky komunitet ka bere nder shekuj per te mbajtur gjalle dhe ruajtur vlerat e ketij komuniteti, per te ruajtur gjuhen, traditat dhe zakonet shqiptare, te cilat perbejne nje krenari jo vetem per kete komunitet por dhe per kombin shqiptar.

Arbereshet kane qene faktor kryesor qe kombi te zgjohej nje komb me vokacion perendimor. Tre jane shtyllat kryesore te identitetit tone kombetar: gjuha, kultura dhe heroi yne kombetar Skenderbeu, vizionari i vokacionit perendimor te kombit shqiptar. sb”, shkruan ish-Kryeministri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here