I dënuar për prostitucion, arrestohet tutori. Emri

0
248

Elbasan – Specialistëte Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë kapur dhe ndaluar një shtetas  të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:

Artur Llupa, ( alias Luan Tabaku alias Robert Cani) 49 vjeç banues në Elbasan.

Kapja e këtij shtetasi u bë në rrugë,  në Lagjen “5 Maji” Elbasan.

Ky shtetas më datë 16.01.2018 ishte shpallur  në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:

Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. 492/2016/SIEP, datë 07.12.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për kryerjen e veprave penale të “Shfrytëzim Prostitucioni”, “Plagosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”  parashikuar nga nenet 110, 582, 585, 587, 648 të Kodit Penal Italian dhe ligjit nr. 286/1998.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here