Një sasi droge prej 800 kg është kapur nga guardia di financa italiane në rajonin e Puglias, ku janë arrestuar dy shqiptarëdhe nje italian.
Mediat italiane raportojnë se janë sekuestruar 800 kilogramë hashash dhe marijuanë, armë e municione, 32 mijë euro, si dhe 4 automjete (2 makina dhe 2 kamionë).
Shqiptarët dhe një Italian u arrestuan në momentin që ishin gati për të shkëmbyer lëndën narkotike, e cila kapte vlerën e një shume të madhe parash.