Nuk është çështje parash, por statusi/ Ja reagimi i Ronaldos

0
195

“Nuk është një çështje parash, por statusi”. Real Madrid është në krizë dhe, përveç problemeve në fushë, tani po i shtohen edhe ato që kanë lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldo.

Klubi madrilen, në fakt, nuk ka pranuar akoma kërkesën e portugezit, i cili kërkon 40 milionë euro në sezon, dhe kjo ka bërë që pesë herë fituesi i “Topit të Artë” të humbasë durimin.

“Më thonë gjithmonë nesër, nesër…” janë disa nga deklaratat të raportuara nga “El Mundo”, por për CR7 “nuk është një çështje parash, por statusi”.

Sipas të përditshmes të njohur spanjolle, Ronaldo do që statusi i tij si “lojtari më i mirë në botë” të njihet dhe “të paguhet si lojtari më i mirë në botë”, më shumë nga sa fiton Messi te Barcelona pas rinovimit.

“Është e padrejtë, nuk ndihem i vlerësuar”. Dhe më tej: “Është një mungesë respekti”. Këto deklarata të publikuar nga “El Mundo” konfirmojnë se atmosfera brenda “Los Blancos” është gjithnjë dhe më e rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here