Rrëshqitje dherash, ja akset rrugore problematike

0
192

Reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitje masive të dherave të cilët kanë sjellë probleme serioze në disa akse rrugore.

Rrëshqitja e dherave është bërë shkak për bllokimin e pjesshëm të aksit rrugor Librazhd- Përrenjas. Sikundër raportohet, lëvizja e automjeteve po kryhet me një sens lëvizjeje për shkak se dherat kanë bllokuar një pjesë të konsiderueshme të rrugës.

Shkak i rrëshqitjes ka qenë përkeqësimi i motit.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje për të normalizuar qarkullimin e automjeteve ndërsa Emergjencat Civile po punojnë për rikthimin e rrugës në standarte të kalueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here