Arrestohet “skifteri” në Berat, katër ‘goditje’ brenda muajit

0
162

Policia e Beratit ka zbardhur dehka dokumentuar disa vjedhje të ndodhura pak ditë më parë.

Sipas policisë janë dokumentuar katër vjedhje të ndodhura në lokale, në data të ndryshme.

“Arrestimi i u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Ford të cilin ja kishte marrë me qera shtetasit R.S, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një çantë brenda së cilës kishte bizhuteri dhe produkte ushqimore të cilat dyshohet se janë vjedhur në banesa dhe lokale të ndryshme”, shkruhet në deklaratën e policisë.

Njoftimi i policisë

Zbardhen 4 vjedhje banesash e lokalesh të ndodhura më parë.

Më datë 17.01.2018 nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

R.H, 17 vjeç, banues në Berat, (i dënuar më parë) si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit R.S, 30 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Ford të cilin ja kishte marrë me qera shtetasit R.S, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një çantë brenda së cilës kishte bizhuteri dhe produkte ushqimore të cilat dyshohet se janë vjedhur në banesa dhe lokale të ndryshme.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpallën në kërkim policor shtetasit:

  • M.R, 18 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë.
  • R.S, 18 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë.

Këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin R.H, dyshohen si autorë të ngjarjeve të ndodhura si më poshte:

  • Më datë 08.01.2018, në fshatin Dyshnik, dyshohen se kanë vjedhur te lokali i shtetasit A.Z, disa produkte të ndryshme.
  • Më datë 12.01.2018, dyshohen se kanë vjedhur në banesën e shtetasit L.D në lagjen Kala, disa bizhuteri.
  • Më datë 13.01.2018, në fshatin Dyshnik, dyshohen se kanë vjedhur përsëri te lokali i shtetasit A.Z, produkte të ndryshme.
  • Më datë 14.01.2018, dyshohen se kanë vjedhur disa produkte te lokali i shtetasit K.H.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here