Gënjeshtra e kryeministrit me konkurset fiktive, shumica e drejtorëve të rinj të hipotekave, anëtarë të PS

0
268

Ministria e Drejtësisë publikoi emrat e fituesve për drejtorë hipotekash në Tiranë dhe rrethe, por pavarësisht se u trumpetua si një proces i drejt, duket se kemi të bëjmë me një gënjeshtër të madhe.

Në pjesën dërrmuese nga këto gjoja konkurse fitues kanë dalë drejtues apo militanttë Partisë Socialiste.
Le të nisim nga Tirana. Fitues në Tiranë është shpallur Valdrin Pjetri. Ky i fundit u punësua në Ministrinë e Mbrojtjes fill pas emërimit atje të Mimi Kodhelit dhe u largua nga detyra aty pasi edhe Kodheli iku.

Sarandë
Fituesja për drejtor të Hipotekës së Sarandës është Jonida Abduli. Kjo e fundit është as më pak e as më shumë, por kryetarja e PS-së për qytetin e Sarandës.

Elbasan
Kreu i Hipotekës në Elbasan do të jetë Mariglen Disha. Ky i fundit ishte krei i ALUIZNI-it dhe më pas kandidat për deputet i PS-së për këtë qark.

Gramsh
Xhilson Bajrami është fituesi sipas Ramës i konkursit për drejtimin e Hipotekës së Gramshit. Ai është funksionar i FRESSH dhe drejtues në OSHEE për këtë qytet.

Kukës
Klodian Gashi, i shpallur fitues nga konkursi i ministrisë së Drjetësisë është gjithashtu militant i PS-së.

Librazhd
Fatmir Brazhda, fitues i konkursit për drejtues Hipoteke të Librazhdit. Brazhda është nëpunës publik, por që pjesën e kohës së lirë e harxhon duke shpërndarë postimet e Ramës dhe të Blendi Klosit në Facebook.

Shkodër
Fituesi i konkursit në Shkodër është një ish-banakier, militant i PS.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here