Trullosëse elektrike dhe pranga i janë gjetur me vete një 27-vjeçari nga Lushnja, i cili është arrestuar për posedim të armëve të ftohta.
Fatjon Myrtaj, nga Kreshpani i Fierit, gjatë kontrollit personal të ushtruar, në qytetin e Lushnjes, rezultoi se mbante me vete një paisje të ngjashme si ato të armëve të ftohta “Trullosëse elektrike” dhe një palë praga metalike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.