Një person kërcënoi se do të vrasë veten para Prokurorisë së Përgjithshme.
Mësohet se dy prindër nga Fushë-Kruaj kanë shkuar për të kërkuar drejtësi për djalin, që sipas tyre mbahet padrejtësisht në burg, pa asnjë provë.
“Nuk e dua jetën më, pa djalin, dua të takoj Arta Markun ose nuk e dua më jetën. Ai po
mbahet padrejtësisht në burg. Fillimisht u tha se nuk ka prova, por po e mbajnë në burg”,
u shpreh Besim Masha.
Ata qëndruan për disa minuta të ulur pranë prokurorisë dhe fillimisht nuk u lejuan që të
futen, por pas njohjes me kërkesën për ta takuar, Arta Marku ka pranuar që të presë çiftin
nga Fushë Kruja për t’u njohur me problemin e tyre.