Meta me liderin e shqiptarëve në Preshevë: Shqiptarët atje nuk do të ndihen kurrë vetëm

0
159

Kreu i shtetit ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ragmi Mustafa. Në një postin në rrjetet sociale Meta shprehet se “shqiptarët në Preshevë nuk do të ndihen kurrë vetëm”.

“Të dashur miq, sot prita në një takim vëllazëror kreun e Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, z.Ragmi Mustafa, të cilit i shpreha mbështetjen time maksimale për trajtimin e kërkesave të shqiptarëve në Luginë, për arsim, punësim e shërbime. Shqiptarët në Preshevë nuk do të ndihen kurrë vetëm”, shkruhet në një status në faqen në Facebook të Presidentit, ku postohet edhe një foto nga takimi Meta-Mustafa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here