Shpërndanin drogë në gjimnazet e Tiranës, shkatërrohet grupi

0
165

Goditet një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave të mesme në Tiranë. Katër persona janë arrestuar, ndërsa janë sekuestruar doza më lëndë narkotike kanabis staiva.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjetat”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Spartak Perpalaj, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”

• Frans Meta, 19 vjeç, banues në Tiranë,

• Olsijan Kurtaj, 20 vjeç, banues në Tiranë,

• B. H., 17 vjeç, banues në Tiranë,

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Spartak Perpalaj, Frans Meta, Olsijan Kurtaj dhe B. H.,në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar puna dhe të lartpërmendurit janë kapur në flagrancë në rrugën “Gjergj Legisi”, në afërsi të një shkolle të mesme.

Në momentin e ndalimit nga ana e Policisë këta shtetas kanë hedhur në tokë tre qese farmaceutike me 11,2 gramë me bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, të ndarë në porcione dhe gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here