Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka vizituar dy familje që jetojnë në varfëri dhe ka biseduar gjërë e gjatë me anëtarët e tyre, të mëdhenj e të vegjël.
Nga ai bashkëbisedim dhe rrëfim hallesh, Basha ka nxjerrë arsyen më të thjeshtë pse i duhet thënë ndal kësaj qeverisjeje dhe pse duhet dalë në protestë më 27 janar.
Në një status në Facebook, ai shkruan: “Në familjet e Xhemal Domit dhe Baftjar Dokut, të cilat jetojnë me ndihmë ekonomike. Kryefamiljarët më treguan për luftën e përditshme për të siguruar bukën e gojës të fëmijëve të tyre. Ndihma ekonomike mjerane nuk mjafton! Në 27 janar do t’i themi “Ndal” kësaj qeverisjeje që i ka braktisur njerëzit e thjeshtë.”