Ministri i Jashtëm grek Niko Kotzias, që prej ditës së djeshme po qëndron në qytetin e Korçës, ku po zhvillon bisedimet me ministrin tonë të jashtëm Ditmir Bushati, lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve.
Mirëpo jashtë ambienteve të hotelit ku po qëndron Kotzias, po zhvillohen protesta.
Protestat po zhvillohen nga Shoqëria Civile për të drejtat e Shqiptarëve, ndërkohë që brenda vijon raundi i dytë i bisedimeve, për çështjet e hapura dypalëshe.
Plot 150 punonjës policie janë caktuar të qëndrojnë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e bisedimeve mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë e Greqisë që vijojnë prej ditës së djeshme në qytetin e Korçës.