Moti nesër/ Ja zonat ku do ketë borë

0
396

Fundjava vijon me vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të vendit dhe me dëborë në zonat malore mbi 700 m nga niveli i detit. Dita e diel nis me vranësira e reshje të pakta por mesdita sjell intensitet mesatar deri të lartë të shirave në pjesën më të madhe të Shqipërisë por dëborë të dendur në zonat malore, sipas Meteoalb.

Pasditja dhe mbrëmja zgjerojnë shtrirjen e dëborës deri në 300 – 400 m mbi nivel deti por zonat me reshje do të jenë të pakta, kryesisht ato lindore. Gjatë natës pritet përmirësim i motit ndërsa zonat lindore dhe kryesisht juglindja, mbeten me reshje të pakta dëbore.

Temperaturat sot kanë shënuar rritje në mëngjes dhe mesditë duke lënë vetëm zonat e thella malore me temperatura negative ndërsa nesër temperaturat bien sërisht me 3°C në mëngjes; rënie që vijon më e ndjeshme pasdite dhe gjatë natës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here