Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me historinë e mësueses nga Rrësheni të prekur nga tumori, e bërë publike mëngjesin e sotme nga kryeministri Edi Rama.
Sipas Vasilit kryeministrin Ramës do e zërë damka e zezë e turpit që përdori shëndetin e njerëzve për ca dite të fëlliqura pushtet më shumë dhe se kjo nuk do t’i ndahet gjithë jetën.
Statusi i Petrit Vasilit
Dy pyetje per kete kryerrypin kryeminister qe shet dhe blen shendetin
1.Po muajt e jetes se demtuar pa kurim dhe pa ilace qe s’ja dha pushteti i tij ja ktheu mesueses nga rresheni.
2.Meqe ka thene kryerrypi boll qe te ankohen njerezit se jua zgjidh ky,pyes meqe u ankova une dje publikisht,po per femijet e semure ne onkologjine e pediatrise,hemofiliket e talasemiket pse nuk pergjigjet.Apo meqe eshte kryerryp ankesave te opozites nuk ju pergjigjet.
Damka e zeze e turpit qe perdori shendetin e njetezve per ca dite te felliqura pushtet me shume nuk do ti ndahet gjithe jeten,sepse jeten qe eshte nje e drejte e shenjte e cdo shqiptari ky i marre jua shet per nder.
Mësuesia nga Rrësheni vuan nga kanceri i gjirit, ndërsa gjatë një takimi pak ditë më parë ajo i shprehu shqetësimin kryeministrit, i cili i premtoi se brenda 10 ditëve do të siguronte ilaçin në spital.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155488324091523/