Të divorcuar, por në një shtëpi. Arrestohet 51-vjeçari

0
162

Dhe pse të divorcuar jetojnë në të njëjtën banesë, çka ka shërbyer gjithmonë si burim konflikti.

Policia e Elbasanit bën të ditur se Albert Çehu, 51 vjeç është denoncuar nga ish bashkëshortja e tij, L. H për dhunë fizike dhe psikologjike, dhe tashmë është arrestuar.

“Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë në Lagjen “Dyli Haxhire” për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases L.H., 50 vjeçe”, bën të ditur policia e Elbasanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here