Basha: “Bashkohu kundër varfërisë dhe arrogancës”, ja pse duhet protestuar me 27 janar

0
179

Protesta e 27 janarit po afron edhe opozita po bën përgatitjet e funidit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vazhduar takimet e tij nëpër Shqipëri për tu bërë thirrje shqiptarëve që ti bashkohen në protestën e 27 janarit.

Një ditë më parë ai ishte në Vaun e Dejës, ku ka pasur një takim me anëtarët e PD-së, por ka bërë edhe një vizitë në një familje që i kishte ardhur fatura e energjisë 5 milionë lekë.

Isha në shtëpinë e të moshuarit Jak Vjerdha, që prej disa ditësh jeton në errësirë bashkë me gruan e tij, sepse nuk ka para për faturën e dritave.

Më treguan se ju ka ardhur fatura për 5 milionë, ndërkohë që pensioni i të dyve bashkë s’ju del as për ilaçe.

Në #27janar protestojmë për ti dhënë fund padrejtësive dhe nëpërkëmbjes!

#bashkohu kundër varfërisë dhe arrogancës!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here