Berisha: Shqipëria në zbrazje masive nga vrasësi i shpresës së shqiptarëve

0
177

Ish -kryeministri Sali Berisha nëpërmjet profilit të tij në facebook ka reaguar kundra qeverisë Rama, duke i akuzuar ata si shkakun kryesor të largimit të shqiptarëve nga vendi i tyre. Shqipëria në zbrazje masive nga vrasësi i shpresës së shqiptarëve,-shkruan Berisha në statusin e tij në Facebook.

POSTIMI I PLOTE:

Shqiperia ne zbrazje masive nga vrasesi i shpreses se shqiptareve!

Te dashur miq, nderkohe qe Noriega pershendet shqiptaret me nje shkrim qe paraqet Shqiperine si Ameriken e pensionisteve italian, Zeri i Amerikes ne nje emision bazuar ne te dhenat e INSTATIT te vete Norieges provon me te dhena konkrete se shqiptaret edhe kete vit po largohen masivisht nga Shqiperia.

Keshtu sipas INSTAT ritmi i ikjes së shqiptarëve në 10 muajt e 2017 është po aq i lartë sa edhe në vitin 2015, kur shifrat arritën rekord maksimal.Po rikujtoj ketu se pas heqjes se vizave ne vitet 2011-2012 vetem 432 shqiptar kerkuan azil politik ne Gjermani, pjesa tjeter e te larguarve ishin bashkim familjar kurse 8300 shqiptare kerkuan azil ne shtator te vitit 2015. Ky largim i ri masiv i shqiptareve nga Amerika e pensionisteve italiane eshte deshmi e vrasjes se shpreses cdo minute, cdo ore dhe çdo dite nga Edvin Kristaq Rama per te rinjte shqiptare.

Kjo gjendje dramatike eshte nje thirrje shpirti per çdo shqiptar te ngrihemi dhe me 27 janar me revolten qytetare t’iu kthejme shpresen shqiptareve!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here