Luana tregon datën e martesës

0
199

Prej disa vitesh, Luana është në lidhje me Krenar Cocaj. Edhe pse asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar publikisht dashurinë mes tyre, fotot e marra nga fansat, por edhe komentet në Instagram heqin çdo dyshim për të kundërtën. Duke qenë se tashmë e shohim Luanën çdo të shtunë në ekran, shpesh herë kjo e fundit ka lënë vend për informacione mbi jetën private.

Duke patur përballë Ylli Limanin, moderatorja e ka pyetur këngëtarin se kur do të martohet. “Nuk i dihet, ndoshta shumë shpejt”, ka thënë Limani, ndërsa Luana e ka pasuar me batutën: “Si unë në verë?” Një detaj i tillë nuk i ka shpëtuar as publikut, as të ftuarve, por Vjollca ka nxituar të thotë se ishte thjesht një shaka. Më pas ajo i është drejtuar Edi Manushit për të kërkuar mbështetje, pasi sipas saj ai e dinte të vërtetën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here