Në kuadër të një operacioni anti-drogë, policia greke ka sekuestruar 76 kg 310 gram marijuanë në Igumenicë, pranë kufirit greko-shqiptar.
Mediat vendase raportojnë se droga u gjet dje pasdite në Trikorifo e futur në 3 çanta me nga 29 pako secila.
Dyshohet se trafikantët kanë braktisur lëndën narkotike sapo kanë pikasur policinë. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.