Tragjedia në Vlorë, shoqërohet kunata me vajzat

0
182

Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Vlorë ku u gjetën të djegur nënë e bir, kanë dalë detaje tronditëse.

Dy viktimat janë vrarë dhe më pas iu është vënë zjarri dhomës ku ata po qëndronin. Gruaja mund të jetë mbytur pasi ka shenja në qafë, ndërsa djali ka çarje në kokë.

Për këtë arsye policia në mesditë policia ka shoqëruar disa familjarë dhe komshinjtë për të dhëna deklaratat e tyre.

Konkretisht janë shoqëruar kunatat dhe vajza e saj.

Novruz Hoxhallari dhe Salie Hoxhallari janë dy viktimat që u gjetën të shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pyllin e Sodës ku nga flakët kanë humbur jetën nëna 70- vjeç dhe djali i saj 47-vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here