Prokurorja e Përgjithshëm Arta Marku ka pritur në një takim paraditen e sotme prokurorit Besim Hajdarmataj që po heton dosjen Tahiri.
“Gjatë takimit, Marku ka kërkuar që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara.
Kryeprokurorja garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin”, thanë burime zyrtare nga Prokuroria.