Dua Lipa, rikthehet me “ish-in” e saj

0
313
Dua Lipa at Space 15 Twenty

“New Rules” dhe së fundmi “IDGAF” janë shndërruar në himne për të gjitha vajzat që kanë nevojë për disa këshilla sesi të heqin dorë nga një lidhje toksike.
Sa i përket Dua Lipa-s, këngëtarja e famshme mesa duket nuk i zbaton rregullat e saj pasi së fundmi përflitet se është ndarë nga këngëtari Paul Klein për t’u rikthyer në krahët e ish-it të saj. Dua dhe modeli bukurosh Isaac Carew kanë qënë të lidhur për dy vite ndërkohë që ndarja e tyre muaj më parë bëri bujë edhe falë “New Rules”. Sa i përket Paul Klein, dy artistët dukeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit por kjo lumturi fatkeqësisht zgjati shumë pak.
Burime për “The Sun” kanë treguar se Dua dhe Paul janë ndarë miqësisht në fillim të muajit janar dhe 22-vjeçarja ka nisur të kontaktojë ish-in e saj. Ajo dhe Isaac nuk janë takuar pasi modeli është i zënë me punë jashtë vendit. Ky lajm duket se ka mërzitur shumë fansat e këngëtares që besonin në këshillat e saj të cilat ajo vetë po i shpërfill.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here