Mbi të ishte lëshuar një urdhër kërkim ndërkombëtar. Në urdhër-arrestin e lëshuar nga autoriteti gjyqësor shqiptar, kërkohej ekstradimi i tij, pas një dënimi me burg prej 7 vjetësh për vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve bankare.
Por “pushimet” e P.B., 61 vjeç me origjinë nga Latina, por me banim në Ferentino, përfunduan dje në mëngjes në Fiuggi, ku po kalonte disa orë relaksi në një qendër SPA, në një hotel në zonën termale. Efektivët e Policisë së Shtetit të stacionit policor të Fiuggit, nën komandën e zëvendës kuestorit Sergio Vassalli, pas një aktiviteti hetimor, i kanë vënë prangat italianit. Arrestimi i tij shkaktoi jo pak alarm në qendrën e relaksit.
Mediat italiane raportojnë se pasi u konfirmua identiteti i burrit, përmes foto-sinjalizimeve, policët menjëherë kontaktuan Interpolin, i cili konfirmoi ekzistencën e urdhër arrestit ndërkombëtar në ngarkim të 61-vjeçarit. Ai u shoqërua në paraburgim në Frosinone, në pritje të vendimit gjyqësor.