Ligji për gjuhën shqipe kthehet në Kuvendin e Maqedonisë më datë 29 janar. Presidenti Ivanov refuzoi ta dekretonte, me arsyetimin se ky ligj cenon karakterin unitar dhe Kushtetutën e vendit. Opozita e VRMO kërkon të ngrihen grupe pune ku përvec përfaqësuesve të partive parlamentare, të ketë edhe ekspertë të Akademisë së Shkencave e të dërguar të Presidentit. Por pritet që ligji të rivotohet sërish në Kuvend me shumicë votash dhe kjo bën që të hyjë automatikisht në fuqi, pa qenë nevoja e dekretimit nga Presidenti. E vemtja mundësi që ligji të rrëzohet është vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
24
Jan
Jan
Ligji për gjuhën shqipe kthehet në Kuvendin e Maqedonisë
-
- January 24, 2018
- 0
- 1 min read