Mërgim Mavraj është shprehur optimistë pas shortit të Ligës së Kombeve. Mbrojtësi energjik ka komentuar rivalët Izraelin dhe Skocinë.
E kemi treguar me Izraelin që jemi në një gjendje më të mirë se ata. Kemi një borxh që duhet ta shlyejmë. Sfida me Skocinë është një aventurë e re. Do të jetë një duel i madh dhe ashtu si në ndeshjet e tjera të mëdha, me mbështetjen e shqiptarëve në Britani mund t’ia dalim.
Besoj se mund të arrimë fitore në të dyja ndeshjet. Është mundësi shume e madhe për ne, por edhe për kundërshtarët që kemi besoj se mund t’ia dalim. Kam një shok të ngushtë në ekip, lojtar të Izraelit. Kosova nuk ka arritur ende në nivelin tonë dhe është normale të ketë rivalë më të dobët”, u shpreh Mavraj për Super Sport