Studentë nga fakultete të ndryshme të Tiranës po protestojnë përpara Kryeministrisë kundër tarifave të larta të studimeve.
Kërkesat e tyre bazohen në lehtësimin e barrës ekonomike dhe financiare të studentëve, pasi sipas tyre tarifat janë shumë të larta për tu përballuar.
Studentët janë shprehur se protestat do të vazhdojnë e do të përshkallëzohen. Gjithashtu ata thonë se Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk i ka marrë parasysh nevojat e tyre.
Kërkesta e studentëve:
1. Përgjysminin e tarifave në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve
2. Heqjen e barrës financiare për certifikimin e gjuhës së huaj
3. Heqjen e pagesës dyfish për kreditet nga provimet e mbartura
4. Të mos zhvendosen studentët e Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave nga godina aktuale, ku mendohet të ndërtohet Gjykata e Lartë
Pas protestës do të dorëzojnë një peticion me mijëra firma të mbledhura duke i kërkuar qeverisë heqjen e diskriminimit ekonomik.
Protesta paqësore është paralajmëruar disa ditë më parë dhe ka nisur nga sheshi Nënë Tereza drejt Kryeministrisë.