Trajneri Jupp Henckes në fund të këtij sezoni do të largohet nga Bayern Munich
Bayern Munich është në kërkim të një trajneri, sepse Jupp Henckes do të qëndrojë vetëm deri në fund të sezonit aktual.
Gjermani ka ofertë nga Bayerni për të vazhduar kontratën e tij, por Henckes dëshiron të vazhdojë pensionimin.
Sipas Bild, zgjedhja e parë e kampionit të Gjermanisë është ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel.
Ai është i papunë që nga vera e kaluar dhe ka refuzuar të marrë drejtimin e ndonjë skuadre, pasi ishte në pritje të Bayernit.
Në listën e Bayenit ishte edhe trajneri 30 vjeçar i Hoffenheimt, Julian Nagelsmann, por ai cilësohej si shumë i ri për të udhëhequr yjet e skuadrës si Robben, Ribery, Neuer apo Lewandowski.