Një sasi lënde narkotike e llojit kanabis është gjetur në ambientet e burgut të Durrësit.
Policia informon se janë sekuestruar 14 gramë kanabis sativa, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka arritur ta fusë brenda në burg.
Në njoftimin e policisë thuhet se: “Më datë 24.01.2018, në ambientet e IEVP-së Durrës, u gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale, 14 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.