Rama takon kryeministrin kroat, tradhton Ballist Morinën

0
217

Kyeministri Rama vazhdon takimet e tij me aleatët e ballaknit, por siç duket Rama spo bën përfaqësim dinjitoz përballë homologëve.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në Davos të Zvicrës një takim me homologun e Kroacisë, Andrej Plenkovic, me të cilin bisedoi rreth marrëdhënieve mes dy vendeve. Kryeministri kroat e siguroi Ramën për mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama bisedoi me homologun kroat edhe rreth çështjes se Ballist Morinës, për të cilin kreu i ekzekutivit shqiptar kërkoi një vendimmarrje të drejtë dhe të ndershme nga ana e autoriteteve kroate. Kryeministri Plenkovic e siguroi zotin Rama se rasti i Ballist Morinës do të trajtohet me kujdesin maksimal dhe në respekt të legjislacionit dhe konventave ndërkombëtare.

Rama u takua gjatë forumit ekonomik të Davosit edhe me kryeministrin hollandez, Mark Rutte, me të cilin bisedoi mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian dhe rëndësinë strategjike të çeljes së negociatave për anëtarësim, jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here