Dështon kryebashkiaku, ua hedh fajin qytetarëve për diferencimin e mbetjeve

0
167

Bashkia e Tiranës duket se do t’i japë një shtysë tjetër tentativës për të ngritur një sistem efikas të menaxhimit të diferencuar të mbetjeve në burim.  Nisma që filloi zyrtarisht në kryeqytet më 12 Dhjetor 2016 pati një vrull të madh fillestar, por tashmë pas më shumë se 14 muajsh, të shumtë mund ta trajtojnë si një dështim.

Si arsye për këtë “dështim” Bashkia dhe grupet e tjera të angazhuara konsiderojnë emancipimin e munguar të shoqërisë, i cili ka arritur deri në incidente të djegies së kazanëve të dedikuar për riciklimin e mbetjeve. Pavarësisht fillimit të ngadaltë, duket se qyteti nuk do të dorëzohet, çka e vërteton edhe kërkesa e fundit e ECO Tirana, për blerjen e 40 kazanëve të rinj për materiale të riciklueshme. Në tenderin e hapur ditën e enjte, kompania parashikon edhe blerjen e 90 kazanëve normalë, për një vlerë të përgjithshme prej afro 7 milionë lekësh.

Objektivi i Bashkisë është që menaxhimi i diferencuar i mbetjeve të shtrihet në të gjithë qytetin, duke u bërë shembull për pjesën tjetër të vendit. Fillimisht projekti është shtrirë brenda Unazës së Tiranës, ku u vendosën 850 kosha të rinj.

Sipas intervistave të kryebashkiakut Veliaj mbi këtë temë, ai shpjegon se ndarja e mbetjeve është një koncept i cili kërkon kohë, pasi edhe në Itali ngatërrohen akoma ndarjet e mbetjeve. Megjithatë, kryetari i bashkisë e ka përsëritur shpesh që do të jenë fëmijët ata që do të kenë një rol thelbësor, përmes edukimit të mësuar në shkolla dhe kopshte, të cilin do ia transferojnë edhe prindërve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here