Një ditë para saj, policia e Tiranës ka bërë të ditur masat e marra. Nderkohe eshte mesuar se opozita e drejtuar nga PD ka marrë leje nga policia e Tiranës për një protestë 4 orëshe, që do të nis në orën 12:00.
Policia e shteteit ka bere te ditur se do të aktivizohen rreth 1500 policë nga komisariatet e Tiranës, forcat shqiponja, FLO dhe FNSH. Ndërkohë që pranë vendit ku do të mbahet protesta do stacionohen edhe ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës.
Parapërgatitja për protestën ka nisur më herët. Rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë nga drejtori i Tiranës u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm. Ata do të monitorohen gjatë protestës me agjentë civilë qe do të infiltrohen brenda protestuesve.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, priten të aktivizohen më pak punonjëse policie femra.
Masa ka marrë edhe policia rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi”, ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik.
Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe rrugët ndërlidhëse të tij.
Kufizim të pjesshëm mund të ketë edhe rruga që lidh selinë e PD me kryeministrinë.
Është kërkuar informacion dhe nga drejtoritë e qarqeve për personat me precedentë penalë. Mësohet se janë marrë masat dhe për sigurimin e institucioneve në bulevard.
Vëmendje të madhe do ketë edhe kontrolli fizik i personave të dyshimtë për armë apo sende të paligjshme në akset kryesore të Tiranës.