Si në 2014, ky muaji i parë i 2018 u ”kthye” frikshëm tek sulmet me eksploziv. Sipas ngjarjeve, tritoli ka njohur një rritje drastike këtë fillim viti, duke iu rikthyer shifrave të frikshme të 2014-ës kur ky fenomen u përhap masivisht.
11 shpërthime me tritol janë rregjistruar në vend në më pak se 4 javë. Në shënjestër të sulmeve kanë qenë individë, biznese dhe automjete ndërsa raste të tilla janë regjistuar në disa qytete të vendit.
Rasti më i rëndë është ai i 13 janarit në Shkodër ku përvëc shënjestrës së atentatit, nga shpërthimi i fuqishëm i më shumë se 500 gramëve trilol, mbetën të plagosur edhe 7 kalimtarë të rastit.
Po ashtu gjatë muajit të parë të 2018-ës sulmet me tritol janë regjistruar edhe në Fushë-Krujë, Lushnje, Vlorë, Pogradec, Bulqizë dhe Krujë. Të plagosur nga këto ngjarje të rënda kanë mbetur 10 persona, ndërkohë që policia deri më tani nuk ka zbardhur asnjë rast, aq më pak të ketë arrestuar ndonjë person të dyshuar.