Kreu i PBDNJ: Rama bleu me paratë e drogës 30 mandate deputetësh

0
164

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, tha se kur shikon mijëra njerëz në bulevard dy fjalë të vijnë ndërmend: nder dhe dinjitet. Dule tha se sot shqiptarët po demonstrojnë se fatin që iu rezervon kjo qeveri nuk është fati që meritojnë.

“Në zgjedhjet e fundit, raportet ndërkombëtare thanë se 20 % e votave u blenë me paratë e drogës, por duhet të jenë dyfishi i tyre. Le të bëjmë një llogari, edhe sikur të jenë 20 % të votave të blera, përkthehen në 30 deputetë. Pra kjo qeveri ka blerë me paratë e drogës dhe krimit 30 mandate”, tha Dule.

Në vijim ai shtoi se Rama ngriti kultivimin e kanabisit në kulmin e tij.

“Nderi dhe dinjiteti në ditët e sotme nuk ka shumë zgjidhje të tjera, përveç protestës. Ndaj sot ti tregojmë Ramës se ky është fundi i tij”, tha Dule.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here