Policia regjistron targat e mjeteve që transportojnë protestuesit/Ja reagimi i deputetes…

0
155

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, ka reaguar në lidhje me kontrollet që po ushtron policia ndaj mjeteve që transportojnë qytetarët drejt Tiranës, për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

Pas postoblloqeve të ngritura në daljet e qyteteve kryesore, policia ka ndaluar të gjitha mjetet me protestues në Mamurras.

Çupi në një intervistë për Neës 24 tha se policia nuk ka dhënë arsye por vetëm ka ushtruar kontroll, ndërsa një polic shënonte targat e çdo makinë.

“Nuk di ta them motivin e ndalimit. Janë me mijëra makina që kanë mbushur autostradën nga Miloti për në Tiranë. Ka pasur disa patrulla policie por nuk ka pasur problematika. Më pas në hyrje të Mamurrasit kur ishin rreth 50 policë, kanë kontrolluar çdo mjet. Policia nuk mund të ndalojë makinat pa shkak. Një polic shënonte targat e çdo makine. Na thanë kemi porosi dhe po bëjmë detyrën tonë”, deklaroi Çupi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here