Shtetasi me emrin Alves Hoxha është arrestuar për herë të dytë nga policia për shkak të të njëjtës vepër penale.
30-vjeçari ka rënë në prangat e bluve të Beratit për shkak se përndiqte dhe i dërgonte mesazhe kërcënuese 27-vjeçares N.Q, e cila ishte punonjëse e policë në Komisaritin e Kuçovës.
Alves Hoxha nga fshati Mbroshtan akuzohet për “përndjekje” dhe ka qene i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale me të njëjtën shtetase. 30-vjeçqari kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu dhe kishte filluar sërish përndjekjen e punonjëses së policisë, e cila bëri edhe denoncimin.